Pas Alaves, kjo skuadër inkuadrohet në La Liga
Tashmë janë konfirmuar dy skuadrat të cilat sezonin e ardhshëm do të bëjnë gara në La Liga.

Sport
Pas Alavesit, Leganes është ekipi i radhës që e ka siguruar inkuadrimin në La Liga.
Fitorja 0:1 ndaj Mirandes në xhiron e fundit, i ka mjaftuar Leganesit për ta konfirmuar vendin e dytë në Segunda Divizion.
Skuadra e tretë që inkuadrohet në La Liga, do të përcaktohet përmes ndeshjeve të Play Off-it.
Në Play Off do të luajnë Gimnastic, Girona, Cordoba dhe Osasuna.