Kosova-Barcelona, “çmenduri” tjetër nga Serbia

Mediat serbe nuk ndalen së shpikuri diçka kundër UEFA-s dhe Kosovës.

Sport

04/06/2016 19:53

E fundit është artikulli i publikuar pak më parë nga ‘Vesti’. Ato krahasojnë flamurin e Kosovës, të lejuar mbrëmë nga UEFA për t’u shfaqur në miqësoren me Ishujt Faroe, me atë të Katalunisë.

“UEFA hipokrike, terroristët nga Kosova munden, flamuri i Katalunisë jo”, është titulli i ‘vesti-online.com’, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Barcelona u dënua nga UEFA me 150 mijë euro për shkak të shfaqjes së flamurit të Katalunisë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kurse Kosovës i lejohet të luajë me flamur, edhe pse nuk është në Kombet e Bashkuara”, shkruan më tej ky sajt.

Kosova është pranuar nga UEFA dhe FIFA dhe është e barabartë me të gjitha shtetet tjera, por serbët vazhdojnë të shpikën gjëra të ndryshme, kundër realitetit.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.