ZoneFest “shpërthen” në natën e parë, sonte vijnë edhe 15 DJ (Foto/Video)

DJ të shumtë kanë “shpërthyer” mbrëmë me performancat e tyre, para mijëra pjesëmarrësve në ZoneFest.

ShowBiz

04/06/2016 15:42

Edhe në këto momente në ZoneFest, performancat e DJ’ve të ndryshëm po vazhdojnë.

Në natën e parë të ZoneFest kanë performuar 10 DJ të ndryshëm nga lista prej 24 DJ-ve, në të cilën janë edhe emra të mëdhenj të muzikës elektronike sikurse Magda, Nikifor, Guti, Mathias Tanzmann dhe shumë të tjerë.

Në këto momente është mësuar se në skenë do të qëndrojnë treshja shqiptare e DJ-ve, përkatësisht Erti, Tatoo dhe Mimi, ndërsa sonte në mbrëmje pritet që në skenë të ngjiten edhe rreth 15 DJ të tjerë nga lista e gjatë e performuesve që do të jenë para turmës së madhe të njerëzve që janë pjesë e ZoneFest.

“Nata e parë e ZoneFest ka qenë e jashtëzakonshme, si për nga turma që është mbledhur në festival, zërimi, muzika, performancat e DJ’ve dhe shumëçka tjetër. Ndërsa sonte pritet që koha të jetë edhe më e mirë, ndërsa në skenë do të ngjiten edhe shumë DJ të tjerë, 5 prej të cilëve do të jenë emrat që i kanë pritur të gjithë të vijnë në Prishtinë” ka thënë Kushtrim Sahiti, njëri ndër organizatorët e ZoneFest.

Organizatorët kanë thënë se në natën e dytë të ZoneFest do të hapet sërish skena e dytë që është në ambient të hapur dhe nga 15 DJ sa pritet të performojnë, 5 prej tyre do të jetë emrat e muzikës botërore të zhanrit të elektronikës.

Mëposhtë janë disa foto dhe video të performancës së DJ Magda, e cila është e njohur për elektrizimin e njerëzve me muzikën e saj. ZoneFest mbështetet nga WinMusic Freedom.

peseegjyse