Edhe një çift i famshëm përfundojnë lidhjen, pas gjashtë vjetësh (FOTO)
Siç duket, kjo është një javë e ndarjeve në Hollywood.

ShowBiz
Pas Taylor Swift e Calvin Harris, e më pas edhe Zayn dhe Gigi Hadid, tani lidhjes së tyre gjashtë vjeçare i kanë dhënë fund edhe çifti Demi Lovato dhe Wilmer Valderrama.
“Ky ishte një vendim shumë i vështirë për të dy, por kemi kuptuar që ndihemi më mirë si shokë të ngushtë. Do jemi gjithmonë të gatshëm për të mbështetur njëri-tjetrin. Falenderojmë këdo që na ka ofruar dashuri dhe suport gjithë këto vite”, shkruhet në shënimin e saj.
Lovato dhe Wilmer Valderrama u takuan në vitin 2010 në setin fotografik “Voto Latino”, dhe që prej atëhere ata kanë qenë të pandarë.
Ai i ka qëndruar pranë këngëtares gjatë periudhës kur ajo luftonte varësinë ndaj drogës dhe çregullimet me ushqyerjen.