Pronari kinez i Milanit e ka gati trajnerin e ri (FOTO)

Një grup i investitorëve nga Kina dëshirojnë ta blejnë Milanin dhe tashmë kanë identifikuar një kandidat për postin e trajnerit.

Sport

04/06/2016 09:47

Milan mund të pësojë ndryshime të mëdha, në fushë dhe jashtë saj.

Një grup i investitorëve nga Kina dëshirojnë ta blejnë klubin nga “San Siro” dhe tashmë kanë identifikuar një kandidat për postin e trajnerit.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se trajneri i Sevillas, Unay Emery pëlqehet shumë për strateg të “Rossonerëve”, përcjell “Lajmi.net”.

Po ashtu, grupi i investitorëve nga Kina ka bërë gati një buxhet prej 400 milionë euro për të investuar në Milan.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.