Misteri i fotografisë së bërë në Shqipërinë e vitit 1940

Një foto që është bërë në vitin 1994 në varrezat e Bogës, një fshat në Malësinë e mbi Shkodrës, është publikuar nga profesor Çapajev Gjokutaj.

Lajme

01/06/2016 23:56

Përmes kësaj fotoje, profesori jep një mesazh të fortë për jetën që përfaqësohet nga fëmija dhe vdekjen që gjendet poshtë këmbëve të vogëlushit.

Postimi i Gjokutajt:

Foto e bërë në vitin e largët 1940 në varrezat e Bogës. Vras mendjen pse më josh kjo fotografi.

Imazhi i varrezave ngjall gjithnjë emocion: vdekje, dhimbje, mall… Gurë varri dhe kryqe, përkohësi dhe përjetësi…

Në këtë foto kuptime të tilla mbeten në periferi. Në plan të parë del fëmija. Jetim? Tek varri i nënës? Varfëri… Kryqi në dorën e tij dhe lodrat në duart e fëmijëve sot… Kush ishte dhe ku është, në se është? Nga vijmë e ku shkojmë?…

Ndruaj se, po të ishte bërë me teknikat e sotme dhe me ngjyra, nuk do të më ngashënjente kaq shumë. Mbingopje nga fotografia e celularëve? Epërsi e teknikave të vjetra? Apo ligështim nga rrjedhja pa mëshirë e kohës?…