Zbardhet ekzekutimi i biznesmenit Nexhipi, identifikohen autorët

Policia e Vlorës ka mundur të zbardhë ngjarjen dhe të zbulojë autorët e vrasjes së biznesmenit të peshkut Hyqmet Nexhipi, ngjarje e ndodhur në muajin Janar të këtij viti.

Lajme

01/06/2016 21:00

 

Burimet për SYRI.net nga Policia e Vlorës thonë se autori është Flobenc Gega 34 vjeç, i cili është arrestuar. Ndërkohë që është shpallur në kërkim Deison Nallbani 30 vjeç.

Flobenc Gega është person me precedent penal, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjermane për “Grabitje” dhe “Plagosje”. Gjithashtu, i dënuar nga autoritetet belge dhe italiane për “Pjesëmarrje në organizatat kriminale me aktivitet në fushën e narkotikëve, prostitucionit, vrasjeve dhe për kryerjen e 180 grabitjeve me dhunë dhe armë”.

Hyqmet Nexhipi ishte pronat i anijes së peshkimit “Drita” në Vlorë. 52-vjeçari u gjet i ekzekutuar brenda makinës së tij në rrugën “Transballkanike”. Viktima ishte qëlluar me dy plumba kallashnikovi, të cilat i kishin shkaktuar vdekjen.