Për shkaqe hapësinore shtyhet seanca ndaj “Grupit të Kumanovës”
Është anuluar seance gjyqësore e cila ishte paraparë të vazhdojë sot në Gjykatën Supreme të Maqedonisë, sepse Gjykata Themelore Shkupi 1 nuk ka kushte hapësinore dhe të sigurisë për mbajtjen e gjykimit në të cilin ka një numër të madh të të akuzuarve.

Lajme
Përmes një deklarate të shkurtër, Gjykatësja Vilma Rustovska, tha se gjykimi është shtyrë për shkak se sigurimi nuk lejoji që avokatët të hyjnë në Gjykatë, edhe pse në sallën e gjykimit ku duhej të mbahej gjykimi ishin sjellë të pandehurit, ndërkohë që i pranishëm në sallë ishte edhe gjykatësi. Seanca e radhës është caktuar për më 6 qershor.
Kjo është hera e pestë që anulohet seanca gjykuese për rastin e Kumanovës, ku janë të akuzuar 29 persona për terrorizëm në lagjen e trimave në Kumanovë ndërsa me 4 maj iu bashkua edhe lënda e grupit të logjistikës me 8 persona të akuzua për mbështetje logjistike për grupin të armatosur gjatë incidentit të armatosur më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në Kumanovë.
Për shkak të bashkimit të dy lëndëve gjykimi për rastin e Kumanovës do të rifillojë nga fillimi që do të thotë se që të gjithë dëshmitarët ose duhet të dëgjohen nga fillimi ose të lexohet dëshmia e tyre.