Rama e Berisha s’e urojnë Ismail Kadarenë (Foto)
Kryeministri shqiptar Edi Rama, po qëndron në Francë pasi mori pjesë në ceremoninë ku shkrimtarit Ismail Kadare iu nda çmimi “Komandant i Legjionit të Nderit”.

Lajme
Pas ceremonisë, Rama ka zhvilluar edhe një takim me Francisco Hollande në pallatin “Elise”, shkruan lajmi.net
Ndonëse politikanët kosovarë e kanë uruar Kadarenë për nderin që iu bë nga shteti francez. Ka qenë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e ka uruar shkrimtarin shqiptar me famë botërore, e madje edhe e ka falënderuar presidentin francez për çmimin që ia ndau atij.
Ndërkaq deri më tani në media nuk ka ndonjë deklaratë ku Edi Rama e ka uruar shkrimtarin shqiptar.
Rama ka postuar në facebook një fotografi ku shihet së bashku me Hollande, me mbishkrimin në anglisht “Fotografia e ditës”.
Njëjtë ka vepruar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. As ai nuk ka shkruar ndonjë urim për shkrimtarin Kadare. /lajmi.net