‘Bomba’ e opozitës maqedonase, është për zëvendëskryeministrin
Zëvendëskryeministri maqedonas Vlladimir Peshevski është kapur në një skandal të ri korruptiv. Me vite Peshevski ka fshehur faktin se në pozitën e zëvendëskryeministrit ka udhëhequr edhe me off- shor kompani nga Qiproja, që është në kundërshtim me ligjin për pengimin e konfliktit të interesave.

Lajme
Përgjegjësi për këtë skandal të ri korruptiv patjetër duhet të ketë, thotë Lidhja opozitare Socialdemokrate e Maqedonisë.
“Prokuroria publike dhe Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit nuk guxojnë të heshtin. Konform ligjit ata janë të obliguar të marrin masat adekuate.
Vlladimir ‘dill oriented’ Peshevski duhet të përgjigjet në disa pyetje: Pse me vite ka fshehur nga opinion firmën nga Qipro dhe nuk e ka paraqitur në listën anketuese? Si ndodh që ai të jetë drejtor mu i kësaj off -shor firme nga Qipro?”, kanë pyetur nga LSDM, transmeton Aktuale.mk