Tërmet në Maqedoni, dridhet edhe Tirana
Një termet ka goditur pasditen e sotme Maqedoninë. Me magnitudë 4.9 ballë, tërmeti kishe epiqendër fshatin Laburnishta në perëndim të Maqedonisë.

Lajme
Lëkundjet, rreth orës 16:30, janë ndjerë në Shkup, si dhe në Korçë, Pogradec, Librazhd, Elbasan dhe Tiranë, njoftojnë mediat nga Maqedonia dhe Shqipëria.
Deri më tani nuk ka raportime për rrezik të jetës së njerëzve apo dëme material.
Ndërkohë dje është regjistruar një termet i përmasave 4.3 ballë në Himarë të Shqipërisë.