Sarandë, zbulohen 9841 rrënjë kanabis

Policia e Sarandës ka zbuluar dhe asgjësuar 9841 rrënjë kanabis sativa.

Lajme

15/05/2016 11:23

 

Në fshatin Ninat (Bashkia Konispol) janë asgjësuar 5841 rrënjë, ndërsa në fshatin Livadhja janë gjetur dhe asgjësuar 4000 rrënjë (të mbjella në vendin e quajtur “Kalaja e Ali Pashës”).

U bë asgjësimi i tyre me djegie.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.