Eurovisioni e zhduk Elhaida Danin (Video)

Vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua në Eurovision nga këngëtarja shkodrane Elhaida Dani. Por nga ajo kohë Dani nuk ka sjellë asnjë këngë të re, por vetëm ka kënduar në klube të ndryshme në Evropë e SHBA, kryesisht për shqiptarët.

ShowBiz

12/05/2016 20:40

Në festivalin e dhjetorit, ku zgjidhet kënga përfaqësuese e Shqipërisë për Eurovision, Elhaida vitine  kaluar ishte prezantuar me këngën “Diell”, shkruan lajmi.net.

Mirëpo kënga u ndryshua për arsye se sipas stafit të RTSH, kompozitori i këngës “Diell”, Aldo Shllaku, nuk pranoi  që e drejta e  autorit të kalojë në RTSH, siç bëhet zakonisht me fituesit e festivalit shqiptar.

Kështu, kënga ishte tërhequr. Ky pak a shumë ishte versioni i grupit shqiptar përfaqësues në Eurovision, dhe për këtë arsye Elhaida ishte detyruar  të nis një këngë të re për Eurovision, gjë që u lejua nga organet e fesivalit evropian.

Elhaida mori rrugën për Prishtinë, duke realizuar këngën e re në studion e Zzap&Chriss në kohë rekord, me tekst tjetër, por nga i njejti autor, Sokol Marsi.

Pasi u përfundua, këngës iu realizuan edhe klipet në kohë rekord nga produksioni Pro Video nga Shqipëria dhe ishin në shqip e anglisht.

Me publikimin e videoklipit dhe këngës së re në kanalin e Eurovision, kënga “Im alive” mori miliona  pëlqime nga adhuruesit e Eurovisionit. bazuar në komente, kënga u pëlqye edhe nga shqiptarët.

Kënga po ecte shumë mirë me klikime në Youtube, duke qenë në top 5 këngët më të klikuara nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse, shkruan lajmi.net.

Mirëpo nuk do të shkonte gjithçka “vaj” deri në përfundim të festivalit.

Në prezantimin e parë të Elhaidës në gjysmëfinale, shumica e fansave të “Im alive” u dëshpëruan, pasi Elhaida pati probleme me zë dhe kjo u vërejt gjatë këndimit. Nga ajo, pritjet ishin të mëdha pasi ishte edhe fituese e “The Voice of Italy”.

Performanca e saj “live” ishte nga më të dobëtat e Shqipërisë.

Edhe pse la shumë për të dëshiruar, Elhaida arriti të futej në finale e 10-ta me radhë, sipas votave të publikut dhe jurisë.

Natën finale, këngëtarja shqiptare përveç veshjes, nuk është se dalloi shumë nga performanca e gjysmëfinales, kështu duke dëshpëruar përsëri dëgjuesit, shkruan lajmi.net.

E si “dënim” i këndimit të dobët “live”, Elhaida u radhit e 17-ta me radhë në finalen e madhe e bashkë me këtë radhitje, edhe komente jo shumë pozitive.

Mirëpo kishte edhe nga ata që e arsyetuan këngëtaren duke i lënë fajin këngës së vështirë, sepse talenti i saj është i padiskutueshëm.

Kënga “Im alive” është ndër këngët më të klikuara shqiptare ndonjëherë, pjesmarrëse në festivalin evropian, me afër 8 milionë të tilla në kanalin zyrtar të Eurovisionit në Youtube.

Por, që nga ajo kohë, një vit më parë,.këngëtarja shqiptare nuk ka publikuar asnjë projekt të ri muzikor. Edhe pse ka qenë aktive me disa koncerte të vogla jashtë Shqipërisë, ajo nuk është dëgjuar fare për një vit me radhë.

bazuar në llogarinë e saj në facebook, ajo ka një vit që po vazhdon koncertet në Evropë e SHBA, duke kënduar klubeve të ndryshme, kryesiht për shqiptarët e shoqëruar nga këngëtarë të tjerë shqiptarë si Alban Skenderaj apo Xhensila Myrtezaj.

Nuk dihet arsyeja e mungesës së saj me projekte të reja. Se a është ky një “demoralizim” i këngëtares shqiptare pas një përfaqësimi të dobët në Eurovision, këtë e di vetëm ajo.

Gjithsesi Elhaida Dani mbetet nga këngëtaret më të mira shqiptare, gjë që e ka dëshmuar në Top Fest, The Voice Of Italy e shumë festivale tjera jashtë Shqipërisë./Lajmi.net.

YouTube player