Një e treta e deputetëve prorus: Moska fiton ndikim në parlamentin e Serbisë (Foto)
Pothuajse një e treta e numrit të deputetëve serbë në legjislaturën e re janë rusofil. Lëvizjet dhe partitë pro-ruse kohëve të fundit kanë filluar të rikthejnë ndikimin në Serbi, duke u bërë edhe faktor brenda institucionit më të lartë politik në vend, parlamentit.

Lajme
Ky numër sipas gazetës beogradase Blic, është rritur pas futjes në parlament të partisë së ultranacionalistit Vojislav Sheshel dhe partive të tjera që e deklarojnë hapur orientimin e tyre pro Moskës, transmeton lajmi.net.
Përveç tyre, përkrahës të Rusisë, ka edhe në partitë tjera, që orientim të tyre zyrtarë kanë integrimin në BE.
“Edhe pse kryeministri dhe partia e tij janë pro BE-së, një numër i njerëzve brenda saj, deri më sot me vështirësi e kanë pranuar këtë kthesë, dhe kjo lehtë është vënë re”, ka thënë Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizim.
Ai thotë se prania e partive pro-ruse në Kuvend mund të ndikojnë negativisht në opinion publik, duke bërë që të forcohet mbështetja për Rusinë dhe reduktimi i mbështetjes për BE-në.
Nenad Gjurgjeviq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, thotë se interesi i Rusisë është që të pengojë Serbinë në rrugën e integrimit euro-atlantik, dhe për këtë ajo do ta përdorë edhe çështjen e Kosovës.
Rusia sipas tij, do e përdorë të drejtën e vetos përmes të cilës do ta sfidojë qeverinë e Serbisë, gjë e cila mund të ndikojë në rrugën evropiane të saj. /lajmi.net