Familja Morina nga Drenasi që jeton në kushte të rënda ekonomike (Video)
Të humbur e të harruar, familja Morina e zbardhë çdo ditë në një dhomë, në Drenas e cila nuk posedon as kushtet elementare për banim, njofton Klan Kosova.
Lajme
Në mungesë të bashkëshortit, i cili vdiq para dy viteve, kësaj familje s’ka kush t’i dalë zot.
Familja jeton vetëm me një ndihmë sociale prej 75 eurosh, që nuk po u del as për bukë.
Ndërkaq edhe kjo shtëpi ku po strehohen aktualisht nuk është e tyre, dhe çdo ditë e kalojnë me frikën që pronari mund të kthehet e t’i largojë.
Fatbardha lut të gjithë njerëzit qëllimmirë, që t’i dalin në ndihmë asaj në mënyrë që të sigurojë një jetë normale për fëmijët e saj. /KlanKosova