Aktorja kosovare heq të gjithë flokët për rolin në filmin ‘The Last Battle’ (FOTO)

Fillon të shfaqet në festivale filmi shqiptar me metrazh të shkurtër 'The Last Battle'.

ShowBiz

05/05/2016 18:36

Ka filluar fazën e festivaleve filmi me metrazh të shkurtër ‘The Last Battle’ (Beteja e fundit).

Filmi flet për luftën me kancerin, ku tregohet për një nënë që lufton për djalin e saj 10 vjeçar për të përballuar këtë sëmundje, shkruan lajmi.net

Filmi kosovar është realizuar para dy vjetësh dhe ka në rolet kryesore aktorët si Xhejlane Tërbunja, Andi Bajgora , Bislim Muqaj, etj., ndërsa është me regji të Alban Zogjani, kostumet nga Valdete H Mustafa si dhe grimi nga Adelina Hasani.

Aktorja Xhejlane Tërbunja (e njohur për rolet e saj në emisionin ‘Vikendi’ ) luan rolin e nënës së djaloshit, ndërsa ajo për këtë rol ka hequr flokët. Ajo ka treguar se ka humbur vajzën e axhës nga kjo sëmundje, derisa ishte vetëm 9 vjeçare.

“Si aktore, heqja e flokëve ka qenë një gjest i vogël për solidarizim me të gjithë ata që përballen me leukeminë dhe kancerin”, ka treguar aktorja.

Xhejlanja ka fituar edhe çmimin si aktorja e mirë në rol dytësor në festivalin ndërkombëtar të filmit kundër kancerit, ‘Cancer Sucks Film Festival’.

Presim edhe shumë suksese tjera nga ky film!/lajmi.net

13115840_10208583152792944_42190105_n

13141122_10208583152912947_373647165_n 13162110_10208583152952948_737474956_n 13152727_10208583152872946_189418311_n 13152900_10208583152712942_1716197897_n  13162049_10208583152832945_1827553538_n