Nis seanca gjyqësore për Shullazin, kërkon lirimin nga burgu
Nën masa të rrepta sigurie ka nisur në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca ndaj Emiljano Shullazit.

Lajme
Ai ka bërë kërkesë për heqje të masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë nga shkalla e parë. Shullazi është arrestuar për gjobvënie dhe marrje të pasurisë përmes kërcënimeve.
Ai u arrestua pak ditë më parë.
Pas transferimit në burgun “Vip” të Elbasanit, Shullazi u rikthye sërish në Tiranë në burgun 302.
Megjithatë ka pak gjasa që Shullazi të lirohet dhe të ndiqet në gjendje të lirë, po të kemi parasysh që ditët e fundit një grua biznesmene ka bërë kallëzim penal ndaj tij për marrje të pronës me kërcënim./lapsi.al