Sheshi i parë në botë me lojëra erotike ku njerëzit do të shkojnë të zhveshur (Foto)
Në Brazil në vitin 2018 pritet të hapet “Vendi erotik”, i cili është një shesh lojrash seksi, dhe ka muze të seksualitetit, por marrëdhënia seksuale mes vizitorëve është rreptësisht e ndaluar.

Fun
Thuhet se ky vend pritet të bëhet “kryeqyteti i seksit”, aty do të lejohen që njerëzit të eksplorojnë vendin krejtësisht të zhveshur ndërsa punonjësit do të promovojnë përdorimin e kondomit, transmeton lajmi.net.
Mauro Morata, biznesmeni që ka ndihmuar në hapjen e këtij vendi ka thënë se çdo lloj marrëdhënie seksuale që bashkon dy trupa të një çifti është e ndaluar.
“Nëse dikush do të ketë marrëdhënie më intime mund të shkojë në një motel shumë afër nga këtu”, ka thënë ai.
Në këtë vend gjigant, erotik dhe interesant do të ketë:
Kinema 7D, ku ulëset do të lëkunden, si lloj vibracioni.
Treni që të falë kënaqësi, me djem dhe vajza.
Pishinë ku të lahen nudo, dhe një shesh për lojëra seksi me një rrëshqitëse uji në formë penisi.
Shteg për makina të cilat kanë formë të gjenitaleve, dhe
Një bar ku do të shiten pije që stimulojnë dëshirën për seks.
Investitorët kanë thënë se ky park do të nxisë qasje të shëndetshme për seks si dhe do të krijojë 250 vende pune. /lajmi.net