Emiljano Shullazi rikthehet në Tiranë
Pas një jave qëndrimi në burgun “VIP” të Elbasanit, Emiljano Shullazi është rikthyer sërish në Tiranë. Lëvizja është bërë pasi avokati i tij mbrojtës e ka apeluar masën e sigurisë “arrest me burg” dhe Shullazi pritet këto ditë të dalë para Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.

Lajme
Prandaj është menduar që ai të qëndrojë në paraburgim në kryeqytet. Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi akuzohen për kërcënime dhe gjobvënie.
Avokati i Emiljano Shullazit ka kërkuar që të ndahet dosja dhe Blerim Shullazi të gjykohet nga gjykata dhe Prokuroria e Krujës.
Sot është raportuar se një biznesmene ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kundër Emiljano Shullazit dhe grupit të tij. Gruaja, emri i së cilës nuk bëhet me dije ende, pretendon se i është marrë nën kërcënim një pronë me vlerë rreth 1 milion euro.