Rezultatet e Barçës, Atleticos dhe Realit me kundërshtarët e mbetur në La Liga, në ndeshjet e para këtë edicion
Barcelona, Atletico Madridi dhe Real Madridi do t’i zhvillojnë edhe nga dy ndeshje deri në fund të këtij sezoni.
Sport
Barcelona do të luajë ndaj Espanyolit dhe Granadas në dy ndeshjet e mbetura të La Ligas. Katalunasit i kanë marrë katër pikë nga përballjet me këto ekipe në pjesën e parë të sezonit, duke barazuar pa gola me Espanyolin dhe fituar 4:0 ndaj Granadas.
Atletico Madridi përballet me Levanten dhe Celtan, ndërsa i ka mposhtur që të dy këto skuadra në takimet e para këtë sezonë.
Real Madridi e pret Valencian dhe i shkon La Corunas në dy xhirot e fundit. Los Blancos kanë barazuar me Valencian 2:2 dhe e kanë deklasuar Deportivo La Corunan 5:0 në ndeshjet e para.
Nëse eventualisht këto rezultate do të përsëriteshin, Atletico Madrid do ta fitonte titullin e La Ligas, përcjellë Lajmi.net.