ZYRTARE: Konfirmohet kundërshtari i ardhshëm i Kosovës
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll tashmë e di kundërshtarin e radhës.
Sport
Kosova do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Ishujt Faroe më tre qershor.
Lajmin për angazhimin e kësaj miqësore për Indeksonline e ka konfirmuar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
“Më 3 qershor luajmë miqësore me Ishujt Faroe në Frankfurt të Gjermanisë”, ka thënë Vokrri për Indeksonline.
Përndryshe lajmin për miqësoren e ka zyrtarizuar Federata e Ishujve Faroe në faqen zyrtare të tyre.