Lëvizja Besa protesta në Gjermani, kundër VMRO dhe BDI

Aktivistë të Lëvizjes Besa në Gjermani kanë protestuar kundër partive në pushtet në Maqedoni, VMRO-s BDI-së.

Lajme

30/04/2016 15:08

Protesta e organizuar para ambasadës në Maqedoni, ku morën pjesë dhjetëra aktivistë kishte mesazhe si: VMRO + BDI = Ju të gjithë jeni një! VMRO + BDI = RUSI!, etj.

“Sot, para ambasadës së Maqedonisë në Berlin të Gjermanisë, aktivistë të Lëvizjes BESA dhe qytetarë shqiptar kanë protestuar kundër regjimit VMRO – BDI me pankarta si: VMRO + BDI = Ju të gjithë jeni një! VMRO + BDI = RUSI!, etj”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa, përcjell lajmi.net.

tdsdksnkd

Ndryshe Maqedonia me muaj të tërë është në një krizë politike, ndërsa që një vendim i presidentit Ivanov  për faljen e të gjithë politikanëve të përfshirë në afera, ka shtuar krizën dhe ka ngjallur pakënaqësi të mëdha tek qytetarët./ lajmi.net.