Adonisi i bëri Tarës dhuratën më të mirë ndonjëherë (FOTO)

Pati ngjallur shumë kuriozitet në publik kur aktorja Teuta Krasniqi bashkë me të bijën Tarën, në Dhjetor të 2015-tës u patën shfaqur me një anëtar të ri në familje, qenushin Lui.

ShowBiz

30/04/2016 10:38

Atëbotë u tha se ishte dhuratë që nuk dihej se nga kush mirëpo dyshimet i ka hequr aktorja në një intervistë së fundmi.

Për emisionin Pet Show në Klan Kosova, Teuta ka deklaruar se qenushi me emrin Lui i racës Labrador ishte dhuratë nga Adonisi.

Me këtë gjetje, bashkëshorti i aktores kishte qëlluar në shenjë pasiqë siç u shpreh Teuta, Tara gjithmonë ka pasur dëshirë të ketë një qen.

‘E kishim planifikuar që pas Vitit të Ri të bëhemi me një qen, por Adonisi e bleu atë një muaj më herët’ – u shpreh ajo.

Edhe momenti i suprizës duket të ketë qenë shumë i bukur për Tarën pasiqë Adonisi qenushin e kishte vendosur në një kuti me fjongo dhe vogëlushja është emocionuar shumë kur ka parë Luin duke lëvizur pasiqë fillimisht e kishte menduar si lodër./prive

Lui