Të paktën shtatë të vdekur nga shembja e ndërtesës
Ekipet e shpëtimit në kryeqytetin e Kenyas, Nairobi, janë duke kërkuar për persona që dyshohet se kanë ngecur pasi një ndërtesë e banuar u shemb nga shiu i madh.
Bota
Të paktën, shtatë persona konfirmohet që kanë vdekur, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.
Një turmë ishte mbledhur në ndërtesën Huruma përderisa ekipet e shpëtimit gërmuan për të mbijetuarit.
Kryqi i Kuq ka kritikuar “skenat kaotike” kur mbërritën ekipet e shpëtimit. Është e paqartë se sa njerëz janë të bllokuar./lajmi.net