“E-Kioska” e Prishtinës, merr çmimin e parë në Tiranë për shërbimet publike

Komuna e Prishtinës e ka fituar çmimin e parë në kategorinë “Shërbimi Publik i Vitit” në edicionin e pestë të “ICT Awards” në Tiranë me projektin për digjitalizimin e shërbimeve publike “E-Kioska”.

Lajme

29/04/2016 23:00

Çmimin e pranoi drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Nuhi Nushi.

Prishtina ishte përzgjedhur në mesin e tre kandidatëve final në këtë kategori.