Sot pastrohet Brodi
Iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën”, pas aksioneve të 22 prillit, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, të përkrahura nga organizatat SWG dhe NALAS, do të vazhdojë aktivitetet për largimin e deponive të mbeturinave nga pjesë të ndryshme të Kosovës.

Lajme
Sot vullnetarët e Iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën” do të organizojnë dy aksione pastrimi në komunën e Shtërpcës, përkatësisht në fshatin Bord.
“Falë aksionit, do të largohen dy deponi të mbeturinave nga ky fshat, njëra deponi afër shkollës fillore, ndërsa deponia tjetër gjendet në lagjen Emërllahaj”, thuhet në një komunikatë të “Ta pastrojmë Kosovën”.
Aksioni do të realizohet në bashkëpunim me nxënësit e shkollës dhe banorët e lagjes, të cilët janë mobilizuar, duke ofruar ndihmë për aksionin e nesërm.
Së bashku me banorët e fshatit, nxënësit e shkollës fillore dhe vullnetarët e Iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, do të mundohen t’i japin fund problemit me deponi në fshatin Brod , i cili nga nesër do të marrë një pamje tjetër.