Tortë verore (Receta)
Recetë verore shumë e shijshme.

Lifestyle
Përbërësit për brumin:
3 vezë
1 filxhan sheqer
1 filxhan arra të bluara
1 filxhan qumësht
1 filxhan vaj
2 filxhan miell
1 pluhur për pjekurina
Për fillin:
Krem pana
Fruta sipas dëshirës
Arra ose çokollatë të imtësuar
Përgatitja:
I rrahim vezët dhe sheqerin deri sa të fitojmë një masë si krem pastaj i’a shtojmë qumështin, vajin, arrat e bluara, miellin dhe pluhurin për pjekurina. Mbasi të përgatitet masa e pjekim në temperaturë 170 gradë për 20 minuta. Pasi të pjeket e lëmë të ftohet dhe e dekorojmë me krem pana nga të gjitha anët dhe i hedhim arrat ose çokollatat e grimcuara dhe me frutat e dekorojmë sipas dëshirës./recetagatimi