Zaev: Mund të na arrestojnë por s’mund të na trembin
Pas arrestimit të disa protestuesve ka ardhur edhe reagimi i Zoran Zaevit, i cili ka thënë se arrestimet janë të paligjshme dhe të turpshme.

Lajme
Sipas Zaev, prokuroria mund të ngre padi penale por arrestimi i anëtarëve të partisë E Majta është e tepërt.
“Mund të na arrestojnë por s’mund të na trembin”, ka thënë Zaev, transmeton Zhurnal.
Zaev i ka bërë thirrje BE-së që sanksionet e pritshme t’i drejtojë kundër individëve dhe jo kundër popullsisë.
Përndryshe, Zaev sot pat një takim me përfaqësues të luftëtarëve të LNÇ-së të cilët iu bashkangjitën frontit opozitar.