Preshevarët e Kosovës donin të votonin për zgjedhjet serbe nga Kosova (Video)

Shumë qytetarë të Fushë Kosovës që me prejardhje janë nga Presheva sot morën rrugë pikërisht për në vendin prej nga kanë ardhur për të qenë pjesë e votimeve për zgjedhjet serbe.

Lajme

24/04/2016 20:46

Por, shumë prej qytetarë preshevarë janë shprehur se qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Fushë Kosovë, do të duhej të votonin pa shkuar fare në Luginë.

Të njëjtën e ka thënë edhe Behxhet Shala, nga Këshilli për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut që për Klan Kosovën ka thënë se qytetarëve nga Lugina e Preshevës u shkelen të drejtat.

Por, Shala ka vërejtje të mëdha edhe për votimet e që serbët janë duke bërë në Kosovë. /KlanKosova

YouTube player