Arrestohet shqiptari që vrau shtetasin gjerman para 15 vjetëve
Një person i shpallur në kërkim për vrasjen e një shtetasi gjerman 15 vjet më parë në Greqi është vënë në pranga nga policia e Beratit gjatë ditës së enjte.

Lajme
Burime nga policia e Beratit kanë bërë të ditur se kanë arrestuar shtetasin Alfred Metaj, 34 vjet, me banim në Poliçan.
Ngjarja për të cilën akuzohet 34-vjeçari ka ndodhur në vitin 2001, në qytetin e Kallamatës, në Greqi ku Metaj në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë vrarë shtetasin gjerman me synim grabitjen, shkruan TCH.
Metaj akuzohet për vjedhje me pasojë vdekjen./ lajmi.net