Dybala: Kur e kam parë Barcelonën e eliminuar nga Liga e Kampionëve ..
Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka thënë se pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve ka menduar se ky mund të ishte viti i skuadrës së tij.

Sport
Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka pranuar se i shkoi mendja se çfarë mund të ndodhte në rast se skuadra e tij nuk do të eliminohej nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.
Pas eliminimit të Barcelonës nga Atletico Madrid, Dybala ka theksuar se ky mund të kishte qenë viti i Juventusit.
“Kur e kam parë Barcelonën e eliminuar nga Liga e Kampionëve më shkonte në mendje se me pak më tepër fat, ky mund të ishte viti i Juventusit”, deklaroi ai për “Corriere della Sera”, përcjell “Lajmi.net”.
“Tani shpresoj ta fitojë Bayern Munich, kështu i bie se jemi eliminuar nga fituesi”, u shpreh Dybala.