Ëmbëlsira me qumësht (Receta)
Me kosto shumë të ulët, e shijshme dhe e lehtë.

Lifestyle
Përbërësit:
1 litër qumësht
2 filxhana të kafes miell
2 filxhana e gjysmë sheqer
1 lugë margarinë
vanilje
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit i ziejm në një enë dhe presim deri sa të bëhet një masë e trashë, pastaj i’a hedhim një lugë margarinë dhe një vanilje, i ziejm përsëri edhe pak të gjitha së bashku.
Pastaj i mbushim filxhanat me masën e përgaditur dhe i fusim në frigorifer. Pasi të ftohen i nxjerrim nga filxhanat dhe i lyejm me kokos e i zbukurojmë sipas dëshirës./recetagatimishqip
Ju bëftë mirë