Kluivert:  Real Madrid – Wolfsburg, ky do të jetë rezultati

Pas Carles Puyolit edhe ish futbollisti tjetër i Barcelonës, Patrick Kluivert, e ka parashikuar rezultatin e ndeshjes Real Madrid –Wolfsburg.

Sport

12/04/2016 20:06

Patrick Kluivert mendon se Real Madridi do ta fitojë ndeshjen e kthimit ndaj Wolfsburgut, por do të eliminohet nga gara.

Sipas holandezit, ndeshja e sontme në Bernabeu do të mbyllet 2:1 në të mirë të Los Blancos, ndërsa përballja në Gjermani kishte përfunduar 2:0 për Wolfsburgn.

Kluivert e ka parashikuar edhe një fitore 1:2 të PSG-së ndaj Man Cityt në Etihad.