Ja helikopteri i nxjerrë dje nga liqeni i Shkodrës (Foto)
Helikopteri i tragjedisë ajrore të 6 prillit nxirret nga uji bashkë me pjesë të shpërndara të tij nga përplasja.
Lajme
Fillimisht trupi i helikopterit është tërhequr nga vendi ku është rrëzuar në një zonë tjetër të liqenit të Shkodrës, në afërsi të fshatit Vrakë, për shkak të tokës pak më të fortë, ujit më të cekët dhe mundësisë së veprimit.
Gjatë tërheqjes me mjete lundruese të shtetit, disa herë ka pasur probleme për shkak të pjesës nënujore ku trupi metalik ka hasur pengesa. Gjithsesi ka arritur që të dërgohet në pjesën ku më pas pritej të nxirrej në sipërfaqe.
Më pas palombarët janë siguruar me koordinatat e tyre dhe kanë dhënë sigurinë, pasi kanë bërë matjet se ku duhej lidhur trupi i dëmtuar i helikopterit për ta nxjerrë nga ujërat e liqenit të Shkodrës.
Natyrisht janë përzgjedhur pjesët më të forta metalike të tij, për të cilat është dhënë siguri se munden që ta ngrenë peshën e madhe të pjesës metalike. Vinçi ka bërë të mundur më pas që trupi i dëmtuar i helikopterit të dëmtuar të nxirret në breg të liqenit. /Panorama