Real Madrid-Wolfsburg, komenti i Del Bosques

Vincente del Bosque është befasuar me humbjen e Real Madridit nga Wolfsburgu.

Sport

08/04/2016 22:40

Përzgjedhësi i Spanjës, është kurioz për të parë tani se si do të shkojë ndeshja e dytë në “Santiago Bernabeu”.

“Jam befasuar shumë nga rezultati, për shkak se Reali e filloi ndeshjen shumë mirë dhe dukej që gjithçka kishte nën kontroll, por pastaj gjermanët goditën”, deklaroi Del Bosque për “Marca”, përcjellë “Lajmi.net”.

“Reali nuk mori rezultat të mirë dhe këtë e dimë të gjithë, por të shohim se si do të jetë ndeshja e dytë tani. Shumë kanë besim që Reali do ta përmbysë rezultatin, mirëpo mbetet të shihet”, shtoi Del Bosque.