8 milionë për “Shake it” (Video)

Mund të themi lirisht se “Shake It” ishte bashkëpunimi më i suksesshëm deri më tani që kur kemi hyrë në vitin 2016.

ShowBiz

06/04/2016 17:43

Etnon bashkë me këngëtaren Genta Ismajli bashkuan forcat për të sjellë këngën që sot në youtube ka mbledhur mbi tetë milionë shikime për vetëm një muaj, njofton Klan Kosova.

Këtij lajmi i është gëzuar edhe DJ personal i grupit, DJ Dagz, i cili e shpërndau edhe njëherë këngën në rrjetin social Facebook.

Poashtu ishte Dagz (Arbër Gumnishta) që para disa ditësh ndau edhe disa fotografi nga studio e Black Fish Entertainmet në krye me Genc Prelvukaj, për të zbuluar se këngë e projekte të mëdha janë në rrugë për t’u përfunduar.

YouTube player