Sabit Geci: Kështu u vra Sandokani, ja kush janë meritorët e luftës (Video)
Ish-komandanti i UÇK-së Sabit Geci ka folur nga spitali i Tiranës për të kaluarën, aktualitetin në Kosovë, gjendjen e tij shëndetësore si dhe për periudhën që ka kaluar në burg.

Lajme
Geci ka thënë për “InfoBox” të Tv Dukagjinit se kryeministri aktual i Kosovës, Isa Mustafa është duke qeverisur mirë mirëpo sipas tij, të tjerët nuk janë duke e lënë për të punuar pasi siç tha ai ” kanë inate personale me të”.
Geci ka folur për vrasjen e Abedin Rexhës – Sandokanit, për të cilin Gecaj tha se ai është vrarë nga shqiptarët derisa po përgatiste sulm ndaj post blloqeve serbe, transmeton Klan Kosova.
Fjalë të mira, ish-komandanti i UÇK-së ka pasur edhe për kryeparlamentarin Kadri Veseli.
“Nuk e di se kush e kish udhëheq parlamentin më mirë së Kadri Veseli”.
Ndërsa për Gjykatën Speciale ka thënë se vet ai ka qenë që e ka përkrahur, për më tepër ka thënë të ketë lobuar ndër deputet që ata ta votojnë këtë.
“Unë nuk kam çka të bashkëpunoj me Specialen. Unë jam qe 11 vite nëpër burgje, konsideroj se jam i tradhtuar. Nga PDK edhe nga këta që janë nëpër burgje”.
“Unë jam simpatizues i PDK, vajzën e kam në kryesi të kësaj partie, por të mos interesohesh për një mik lufte është krim, sidomos periudha e UNMIK-ut”.
“Unë nuk kam mundur t’i shajë shokët e mi të luftës, pavarësisht se ata janë duke luftuar për karrige”.
“Shokët e luftës keq nuk më kanë bërë, mirëpo nuk janë interesuar për gjendjen time”.
“Familja ime banon në Klinë, sepse e kemi lanë Llaushën për shkak të atyre (kushërinjve të tij).
Geci ka folur edhe për Ibrahim Rugovën, ku ka thënë se pas vdekjes së tij të gjithë kanë pasur fjalë të mira për të.
“Familja ime nuk ka qenë kundër Ibrahim Rugovës. Por këta kushërinjtë e mi kanë dashur që të përfitojnë në emër të tij. Askush nuk ka qenë kundër Ibrahim Rugovës”.
Më tej ai ka thënë të mos ketë qenë ai që ka penguar vizitën e Rugovës te familja Jashari.
“Nuk e kam ndal unë, nuk e di edhe pse ai nuk ka shkuar atje, por dikush e ka ndalë”.
“Të flasësh për familjen e Adem Jasharit, e të mos flasësh për familjen e Ramush Haradinajt është turp”.
“Haradinaj është meritor, Sylejman Selimi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, të gjithë këta janë meritor, por ata që kanë vdekur janë më meritor se ne të gjallët”.
“Nuk e di pse flasim për Sami Lushtakun, kur mua mu ka ba shumë më e padrejtë. Më vjen keq për ata që i ka ndodh atij”.
“Mirëpo çështja është se pse askush nuk u interesua për mua. Shumë ma i lehtë ka qenë burgu në kohën e Serbisë, sesa në kohën e UNMIK-ut”.
