Kështu trajnoheshin luftëtaret e UÇK-së (VIDEO)

Në një video të rrallë të xhiruar nga 'AP' gjatë luftës në Kosovë, tregohet se si trajnohen gratë për të qenë luftëtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme

23/03/2016 21:39

Xhirimet të cilat kanë zgjatur gjashtë ditë, janë bërë pranë një fshati të Rahovecit, raporton lajmi.net.

Në historinë e shqiptarëve, ka shumë figura të grave luftëtare, të cilat kanë luftuar përkrah burrave, andaj edhe pjesëmarrja e grave në UÇK, sipasagjencisë së lajmeve  “AP ‘, nuk është gjë e jashtëzakonshme”.

Komandanti i UÇK-së  me emrin e koduar si “Mësuesi”, në këtë video tregonte se gratë e kanë më të vështirë të trajnohen, por ato sipas tij, mësojnë shpejt.

“Është më e vështirë për gratë që të trajnohen, por pas një kohe të shkurtër ato janë të gatshme të luftojnë përkrahë burrave”.

Një rrëfim për ‘AP’-në, e ka dhënë edhe Pranvera Bala, luftëtare e UÇK-së.

“Që do Zoti të jem gjallë pas çlirimit, mendoj të studioj. Normal, të filloj jetën si çdo njeri i botës”, deklaronte Pranvera./lajmi.net

 

YouTube player