Juventus – Milan, caktohet data e finales
Juventusi dhe Milani janë dy skuadrat të cilat do të përballen në finale të Kupës së Italisë.

Sport
Është bërë zyrtare data e finales së Kupës së Italisë e cila do të zhvillohet në Olimpico të Romës.
Dy finalistët Juventusi dhe Milani do të ndeshen më 21 maj nga ora 20:45, përcjell Lajmi.net nga Gazzetta dello Sport.
Zonja e Vjetër e eliminoi Interin pas penalltive në gjysmëfinale, ndërsa Rossonerët patën punë të lehtë me skuadrën nga rangjet e ulëta, Alessandria.