Veturën ‘Golf2’, nuk e ndal as lumi (Video)
Veturat e markave të fundit janë më të bukura për t’u parë, por ato të markave më të vjetra janë më të forta.
Fun
Kështu së paku rezulton nëse shikohet një xhirim i realizuar në zonën e Podujevës.
Ibrahim Musliu, lexues i lajmi.net, ka dërguar një video që sipas tij e dëshmon se vetura si ajo ‘Golf 2’ mbesin edhe më tej në trend për nga fuqia që kanë.
Ai ka shkruar se këtë video e ka xhiruar në fshatin Bellosic të Podujevës. Për më tepër mund të shikoni vetë se si ‘Golf 2’, kalon lumin e rrëmbyeshëm./lajmi.net