Mos i ndani bajamet nga dieta juaj ushqimore

Nuk ju mjaftojnë 3 vaktet e ditës dhe gjithnjë përfundoni me çokollata dhe biskota në çantë që t’i “pickoni” nga pak?

Lifestyle

22/03/2016 09:38

A jeni të interesuar të mësoni në lidhje me ushqimet e shëndetshme të cilat mund të rrisin nivelet e energjisë gjatë gjithë ditës dhe fare mirë mund të zëvendësojnë ushqimet e shpejta, të paketuara të pashëndetshme. Një qese e vogël me bajame do të ishte zgjidhja perfekte. Jo vetëm të shijshme, por dhe të mrekullueshme në atë çfarë mund të bëjnë për ne dhe organizmin tonë.

Bajamet ndikojnë pozitivisht në shëndetin e kockave- 10 bajame mund t’ju japin 385 mg kalcium dhe 386 mg magnez minerale të cilat, së bashku me vitaminën D forcojnë strukturën e kockave.

Bajamet mund të rrisin nivelet e energjisë suaj- Një dietë e cila është e pasur me bajame mund t’ju ndihmojë me problemin e “lodhjes kronike”. Kjo për shkak se bajamet janë një burim i shkëlqyer i manganit dhe bakrit, minerale të cilat mund të ndihmojnë qelizat tuaja të prodhojnë më shumë energji.

Bajamet ulin presionin e lartë të gjakut- Mjekët e kanë quajtur presionin e lartë të gjakut “vrasësi i heshtur”, sepse, edhe pse ka disa shenja paralajmëruese, kjo gjë mund të çojë në probleme serioze si goditjet në zemër ose tru.

Ja disa përfitime të tjera:

Bajamet përmirësojnë tretjen tuaj

Bajamet ju ndihmojnë për të humbur peshë

Promovojnë shëndetin e trurit

Ato ulin rrezikun e gurëve të tëmthit