Papa Françesku prej të shtunës me Instagram
Pas suksesit të Twitter, në Telegram, dhe mesazheve të shpërndara në Youtube, Papa është gati të ‘sfidohet’ me një rrjet social tjetër.
Bota
Nga e shtuna, më 19 mars do të jetë në Instagram, platformë ku njerëzit nga mbarë bota ndajnë fotografitë me njëri tjetrin, citon KosovaPress lajmin e publikuar nga ANSA.
Papa do të postoj me emrin “Franciscus”, të cilin e zgjodhi vetë. Njoftimi erdhi nga Prefekti i Komunikimit në Vatikan, Dario Vigano.
Zgjedhja e 19 marsit si datë e publikimit të parë në Instagram vjen për arsye se në këtë datë shënohet festa e Shën Jozefit, i preferuari shenjtor i Papa Françeskut.