Lirohen nga paraburgimi, Konjufca, Molliqaj e Krasniqi
Të akuzuarit për rastin e rrokullisjes së veturave të EULEX-it që kanë qenë në paraburgim janë liruar nga kjo masë. Kështu ka vendosur gjyqtari Vesel Ismajli.

Lajme
Ky vendim ka ardhur pasi që të akuzuarit Dardan Molliqaj, Glauk Konjufca, Frashër Krasniqi dhe disa të akuzuar tjerë deri tani gjendeshin në paraburgim.
Gjyqtari Ismajli nuk e ka marrë për bazë as deklaratën e Dardan Molliqajt i cili gjatë fjalës së tij ka thënë se nëse lirohet asnjëherë nuk do të shkojë në seancë.
Për këtë rast që ka ndodhur në vitin 2009 akuzohen 13 persona ku në mesin e tyre është edhe Xhelal Sveçla, i cili sot është arrestuar për shkak se nuk kishte shkuar asnjëherë në Gjykatë.
Sveçla është drejtor i Inspeksionit në komunën e Prishtinës dhe është arrestuar në zyrën e tij sot në mëngjes.