Italianët grabisin pensionistin, përdorin theksin e shqiptarëve për ta trembur

Dy italianë kanë përdorur theksin shqiptar për të grabitur një pensionist në Itali. Ngjarja ka ndodhur më 19 janar, kur dy burra njëri 46 dhe tjetri 28 vjeç hynë në shtëpinë e të moshuarit, e lidhën atë, e rrahën dhe në fund e grabitën.

Lajme

15/03/2016 22:34

Por italianët u kapën pasi policia përdori sistemin GPS të vendosur në automjetin “BMW” që u rrëmbye së bashku me 400 eurot e pensionistit dhe një sërë bizhuterish.

Pas identifikimit të dy të dyshuarve, policia zbuloi përfshirjen e një të treti, një shtetas të lindur në Fino, por banues në Cadorago. Bashkëpunëtori rezulton të jetë pronari i një kompanie të vogël ndërtimi. Ky i fundit e njihte viktimën.

rapina-e-botte-in-villa-a-fenegroi-carabinieri-fermano-due-italiani_25565176-eab8-11e5-9bba-a4c8d06e97ed_700_455_big_story_linked_ima