I vë taksistit armën në kokë, pa e ditur që policinë e ka prapa (Foto/Video)

Ky është momenti kur një pasagjer i vë në kokë armën një taksisti për ta plaçkitur, megjithatë nuk ishte i vetëdijshëm që prapa tij sapo ishte ndalë policia.

Bota

10/03/2016 09:50

Grabitësi Victor Martinez Herrera, 18 vjeçar, ndaloi taksin me një shofer të quajtur Ralph Valleta, ai e kishte ndaluar me qëllim që edhe t’ia vjedh makinën mirëpo gjithçka nuk shkoi ashtu siç ai e kishte planifikuar, transmeton lajmi.net

Taksisti i përgjërohet për të mos e vrarë dhe i afron aq të holla sa kishte në xhep.

“Ai bërtiste se dëshironte para dhe unë i ofrova 11 dollarët e mi të fundit, por ai vazhdonte të ulëriste”, ka thënë ai.

Sherifi Terry Ely ka thënë se e kishte vërejtur që në makinën para tyre diçka nuk po shkonte mirë, kështu që i kishin ndezur dritat jeshile për të dalë për të parë çfarë po ndodhte.

“U afrova te taksi dhe dëgjoja zhurma brenda, kuptova që diçka nuk po shkonte”, ka thënë Terry.

“Kur dëgjova derën e makinës së tyrë duke u përplasur vrapova dhe dëgjova taksistin duke bërtitur, të lutem mos më gjuaj dhe mu drejtua mua duke më thënë ai ka një armë në kokën time”, shtoi ai.

Sherifi ka nxjerrë armën e tij dhe i është drejtuar grabitësit i cili kishte vendosur maskë në fytyrën e tij. Ai kishte urdhëruar që të ndalojë veprimin përndryshe do ta qëllonte në kokë kështu i riu ndaloi nga frika.

Grabitësi Martinez Herrera  është dërguar në burg dhe është thënë se mund të lirohet me 100,000 dollarë kusht.

Ai është duke u përballur me akuza për vjedhje, kërcënime terroriste dhe mbajtje të armëve pa leje./Lajmi.net