Keks tortë (Receta)

Përbërësit dhe receta për keks tortë.

Lifestyle

09/03/2016 05:20

Përbërësit:

Gjysmë kilogrami keksa (Petit Beurre)
100gr sheqer pluhur
250gr gjalpë të zbutur
150gr çokollatë
1 lugë rum
100-150gr arra të bluara
2dcl qumësht
1 lugë sheqer pluhur

Përgaditja:

Gjalpi i zbutur tundet me sheqer pluhur. Shtohen çokollata e shkrirë me arra të bluara pastaj masës i shtohet rumi dhe përzihet mirë.

Nga 4×3 keksa për një shtresë, ulen në qumësht të vakët të ëmbëlsuar me sheqer dhe lyhen me kremin e përgaditur.

Njejt veprohet me tërë masën e keksave dhe kremin deri në fund (zakonisht 4 shtresa) dhe pastaj duhet të lyhet e gjithë torta me krem.

Mbi hidhen arra të bluara ose çokollatë e grirë në rende.

Pasi të ftohet mirë, torta pritet në katrorë./lajmi.net