Si t’i trajtojmë sëmundjet autoimune dhe reumatizmale?
Prof. Assoc. Dr. Kristi Morcka, mjeku i mirënjohur i sëmundjeve reumatizmale dhe autoimune, i është bashkuar tashmë stafit profesionist të Poliklinikës Gjermane.

Lajme
Profesori trajton në vija të përgjithshme problematikat e sëmundjeve autoimune.
“Sëmundjet autoimune janë patologji gjatë të cilave organizmi aktivizon qeliza gjaku për të luftuar një virus i cili nuk ekziston, fjala vjen: viruse, bakterie, parazite apo myk. Si rezultat i këtij fenomeni, sistemi imun fillon të luftojë qelizat e shëndetshme” tha prof Kristi.
Në varësi të patologjisë, sëmundja mund të prekë organe të ndryshme dhe të shkaktojë rritje e funksionim anormal të trupit.
Rënditen mbi 80 lloje të ndryshme të sëmundjeve autoimune. Shumica e tyre kanë shenja të ngjashme me njëra-tjetrën dhe një fakt i tillë e bën të vështirë diferencimin.
Ekzistojnë raste në të cilat organizmi i njeriut të mund të preket nga më shumë se një sëmundje në të njëjtën kohë. Ato janë periodike-sezonale me dhimbje të luhatshme por mund të jenë gjithashtu akute dhe me simptomatikë të rënduar.
Disa prej këtyre sëmundjeve që mund të përmendim dhe të cilat ne i trajtojmë me shumë përkujdesje në Poliklinikën tonë janë:
– artriti rheumatoid (si inflamacion i nyjeve artikulare dhe indeve të buta përreth);
– artriti reaktiv (si inflamacion i nyjeve artikulare, uretrës & syrit);
– anemia (si shprehje e paaftësisë së organizmit për të absorbuar Vitaminë B12);
– psoriaza (si irritim dhe skuqje e lëkurës);
– patologjia e zorrëve të inflamuara;
– skleroderma (si patologji e indeve lidhëse e cila sjell ndryshime në lëkurë, në vasat e gjakut, muskuj dhe organet e brendshme);
– aktiviteti i shtuar i gjëndrës tiroide, si edhe një sërë sëmundjesh të tjera autoimune.
Kjo gamë e gjerë sëmundjesh përbën një patologji kronike e cila nuk mund të kurohet përfundimisht.
Trajtimi konsiston në kontrollin e proçesit të patologjisë dhe në uljen e simptomatikave të dhimbjeve.
Aktivitetet sportive; të pushuarit dhe gjumi i bollshëm; ulja e nivelit të stresit; qëndrimi jo i gjatë në diell; të ngrënit në mënyrë të kontrolluar e të shëndetshme; marrja e vitaminave dhe suplementëve ushqyes etj. përbëjnë disa prej metodave të trajtimit në mënyrë praktike.