Ndalohet seksi oral dhe anal, nuk mund të besoni dënimin (FOTO)

Senati i Michigan sapo e ka miratuar ligjin për ndalimin e të gjitha formave të sodomisë, seksin anal dhe oral, duke i bërë këto akte të dënohen deri mbi 15 vjet burgim.

Bota

03/03/2016 10:25

Por, jo vetëm Michigani ka kësi legjislature shtypëse.

Bashkë me Michiganin, edhe Idaho, Utah, Virginia, North Carolina, South Carolina, Florida, Alabama etj., kanë ligje të ndryshme përmes së cilave e ndalojnë seksin anal dhe oral, transmeton lajmi.net.

Ndërsa Montana, Kansas, Oklahoma dhe Teksas, i kanë ndaluar këto akte vetëm nëse ato kryhen nga persona me të njëjtin orientim seksual.

Michigan këto vendime i ka marrë pasi që e akuzon sodominë si një formë brutalitetit, raporton lajmi.net.

“Çdo person që e kryen krimin kundër natyrës qoftë me qeniet njerëzore apo me ndonjë kafshë, do dënohet për këtë”, thuhet ndër tjerash në vendimet e Michigan.

Dhe nëse shteti të kapë duke e bërë këtë ‘krim’, ti mund të dënohesh deri në 15 vjet burgim. /lajmi.net