Samsung tejkalon edhe kompjuterët me memorie

Smartfonët e fundit kanë arritur edhe kapacitetin e kompjuterëve, ku Samsung-u i fundit që doli në shitje ka 256GB memorie.

Bota

01/03/2016 11:43

Kjo dukuri u bazua në ‘Universal Flash Storage’, që ofron standarde dhe një shpejtësi të dyfishuar në krahasim me memoriet e smartfonëve të mëparshëm, transmeton lajmi.net.

Sipas kompanisë së Samsungut, kjo memorie mbron edhe  ‘4K Ultra’  që janë performanca të larta të pajisjeve të lëvizhme në ekran.

E rëndësishme është të tregohet se ekrani mund të ndahet në katër pjesë, e në të njëjtën kohë të bëhet shfletimi në internet. Gjithashtu përmirësimi i shpejtësisë lejon që chip-i të lëvizë me shpejtësi në 850 Mb.

Samsungu gjithashtu ka vënë në pah se telefoni tash është rreth tre herë më i shpejtë falë kësaj memorie. Në saje të USB-së do të jeni në gjendje për të transferuar edhe një film të plotë me 5GB vetëm brenda 12 sekondave./Lajmi.net