Mitrovicë: Arrestohen dy meshkuj dhe një femër, dyshohen për marrje me prostitucion
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Mitrovicë, dy meshkuj dhe një femër, të dyshuar për veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion dhe Marrje me prostitucion”.
Lajme
Sipas njoftimit të policisë të dy meshkuj me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara femër është liruar ne procedura te rregullt, transmeton lajmi.net
“Janë arrestuar tre të dyshuar K-Shqiptar (dy meshkuj dhe një femër) janë arrestuar pasi qe për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale Mundësim apo detyrim në prostitucion dhe Marrje me prostitucion. Me urdhër te prokurorit dy të dyshuarit meshkuj janë dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara femër është liruar ne procedura te rregullt”, thuhet në njoftim. /lajmi.net